Gjatë ‘Prime’-t të sotëm pritet që të shpallet finalisti apo finalistja e parë e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”. Në këtë mënyrë, njërit prej banorëve i ‘pritet bileta’ e qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, deri më datë 6 maj.
Luiz Ejlli i bëri thirrje teleshikuesve që ta votojnë si finalist i parë, pasi me atë zgjedhje do t’i ndryshojë jeta. Mëngjesin e sotëm, duke biseduar me Kiara Titon dhe Elvis Pupën, këngëtari i njohur tha se ai mund të jetë finalisti i parë dhe nëse emri i tij shpallet sonte, do të bërtasë nga gëzimi i madh.
“Të më sjellin ndonjë rrobë sot se kot, kot, kot, ndoshta ia ka dhënë trurit publikut që të më çojnë finalist të parë, kot. Prite Zot. Nuk e di si do reagoj, e di sa do bërtas o Vis. I bie me shkuar direkt nga dita e 115 në ditën 133. A di ça do me thënë me kaluar direkt 18 ditë. Ai është televotim.”, tha Luizi.












