Një zarf i zi ka ardhur në shtëpinë e Big Brother. Banorë aludojnë se mund të jetë një dënim me përjashtim për Luizin, pas gjithë situatës të tensionuar që ka ndodhur me Kiarën.
“Ia arrite qëllimit”, i tha Luizi Kiarës teksa ndodheshin në dhomën e grimit. “Për ça ia doli?”, e pyeti Olta-Luizin ndërsa ky i fundit i tha se e di ai dhe Kiara.
Kiara nisi të qajë dhe u mbyll në tualet. Luizi shkoi ta qetësonte dhe i tha se me sjelljen e saj po i prish punë vetes dhe marrëdhënies së tyre.
Gjatë lojës Luizi ka ngushtuar Kiarën në një cep të shtëpisë duke mos e lënë të lëvizë. Pas këtij momenti Kiara është ndier shumë e rënduar psikologjikisht dhe ka debatuar me Luizin duke shpërthyer në lot. Kjo ka sjelle dhe prishjen e çiftit dhe akuzat e banorëve për dhunë psikologjike.












