Luizi ka arritur të rrëmbeje zemrat e mijëra shqiptarëve të cilët çdo ditë nuk ngurojnë të tregojnë mbështetjen e tyre financiare për këngëtarin shkodran.
Së fundmi, kunati Sokol Tahiri ka njoftuar se është hapur një fondacion për ta ndihmuar financiarisht, Luizin. Në vetëm 24 orë, ne kete fondacion janë grumbulluar plot 7.200$ ndihma për Luizin.
“Mbas kërkesave të shumta dashamirëse që kemi marrë nga të gjithë fansat e Luizit kemi hapur këtë “Gofoundme” për Luizin që menaxhohet nga në familjarët e tij. Ky është i vetmi gofoundme për Luzin”, ka shkruar kunati i Luizit.
Nuk dihet ende se me çfarë motivacioni është hapur ky “Gofundme”, apo mos ndoshta këngëtari është vërtet i sëmurë ashtu si dhe deklaroi më herët dhe paratë i duhen për t’u kuruar?












