Sëmundja e Luiz Ejllit bëri që e gjithë vëmendja e shqiptarëve të kthehej nga shtëpia e Big Brother VIP.
A është Luiz i sëmurë apo jo? Dikur produksioni tha se Luizi nuk është i sëmurë, duke bërë që kjo çështje të harrohej, por dyshimet se këngëtari ka probleme shëndetësore janë rikthyer sërish.
Mbrëmjen e djeshme, Luizi sërish u sëmur dhe fillimisht filloi të dridhej, ku ishte këngëtarja Nita Latifi e cila e pa dhe iu afrua për të pyetur nëse ndihej mirë. Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit ku është vizituar nga një doktor dhe këtë nuk e zbuluan kamerat e shtëpisë.
Gjithashtu, në një tjetër moment Kiara dëgjohet teksa i thotë Ermionës që të mos e shqetësojë Luizin dhe se atij i duhen ilaçe specifike.
Ermiona: Po kam unë moj ilaçe…
Kiara: “Po nuk i pi pra, sepse do ilaçe specifike, ai i ka pirë tani do thjesht të rrijë të flerë. Mos i fol fare se bëhet shumë nervoz, do të ta ktheje përgjigjen keq”