Në çdo intervistë të tij pas fitores së reality show-t, Luizi nuk ka lënë rast pa përmendur historinë e tij të shkuar të dashurisë. Atë më vajzën e Jozefina Topallit, Megin.
Duket se edhe filmin ku ka luajtur së fundmi, Luizi e lidh pikërisht me këtë histori. Kujtojmë se Luizi në film ka rolin e një djali të një shtrese të varfër të shoqërisë, i cili dashurohet me Olta Gixharin (aktore) që në film i përket një familje të pasur.
“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film”, tha Luizi.












