Kryeministri Edi Rama këtë të dielë e ka nisur me me prodhuesit e ekselencës tradicionale, që tashmë i kanë produktet të mbrojtura e të certifikuara, si vlerë e shtuar e markës “Made in Albania”.
“Me prodhuesit e ekselencës tradicionale, që tashmë i kanë produktet të mbrojtura e të certifikuara, si vlerë e shtuar e markës “Made in Albania”, ju uroj nje dite te mbare” shkruan Rama. Deri më sot është bërë identifikimi i mbi 40 produkteve që kanë potencialin për t’u certifikuar shumë shpejt.
Puna për regjistrimin dhe mbrojtjen e produkteve bujqësor dhe ushqimore ka filluar vite më parë, por miratimi i ligjit dhe akteve nënligjore për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore i hapën rrugë njohjes dhe certifikimit të tyre me tre sisteme krysore të përafruara me BE-në si treguesi gjeografik, emërtimi i origjinës dhe specialiteti tradicional i garantuar.