Maestro, Armaldo Kllogjeri është padyshim një nga personazhet që ka spikatur më tepër në shtëpinë e Big Brother Vip.
I ftuar në “Shqipëria Live” , Maestro tregon se si ka shkuar jeta e tij pas daljes nga shtëpia. Pas daljes se Oltes, Maestro i cili dikur deklaronte se BBV duhet ta fitoje nje femer, ai ndryshoi qendrim duke thene se Luizi e meriton plotesisht cmimin e madh.
“Mendoj se do ta fitojë Luizi. Ndërsa për vajzat nuk mund të them se kanë bërë lojë të fuqishme, përveç Oltës. Kiara dhe Dea kanë pak a shumë të njëjtin karakter, njëra prej të dyjave nëse se fiton Luizi”, tha Armaldo.












