Pas përplasjeve dhe tensioneve të fundit në sallën e Parlamentit, Partia Socialiste ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj Edi Palokës dhe Petrit Dodës.
Raportohet se Sekretariati i Etikës i cili është mbledhur ditën e sotme ka vendosur që të përjashtojë me 40 ditë deputetein Edi Paloka dhe me 20 ditë deputetin Petrit Doda.
Masa për Palokën është më e ashpra e vendosur deri më tani, pasi ai dogji rregulloren e Kuvendit dhe ia hodhi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës. Ndërkohë Petrit Doda pati një përplasje me fjalë me fjalë Enkelejd Alibeaj, i cili qëndronte i ulur në karrigen e tij.
Mazhoranca kaloi e vetme në Kuvend projektligjet ditën e djeshme, përveç ‘Lojërave të Fatit’ që u hoqën nga rendi i ditës.












