Ka përfunduar asfaltimi i plotë i rrugës Ura e Çerenecit – Librazhd, një projekt ky që kishte më shumë se një dekadë që kishte nisur.
Firma që kishte zbatimin e projektit ka përfunduar metrat e fundit të hedhjes së asfaltit mbi urën e Çerenecit.
Tashmë i gjithë aksi, nga Bulqiza në Librazhd, është i asfaltuar dhe pritet të jetë një lehtësim i madh për banorët që përshkon kjo rrugë në njësitë administrative Gjoricë, Ostren, e Trebisht të Bulqizës si dhe fshatrat e Bashkisë së Librazhdit.
Banorët e Bulqizës shprehen se është një investim i shumëpritur prej tyre dhe pritet të japë efektet e saj. Ata shpresojnë që me asfaltimin e rrugës të ketë edhe investime të tjera për banorët që kanë mbetur ende pa u larguar nga fshatrat.












