Bashkëshortja e Lorik Canës, Monica ka zbuluar prapaskena interesante nga fillimet e lidhjes me ish-futbollistin shqiptar.
Ajo ka treguar se Lorik Cana përkohësisht i kishte dhënë fund lidhjes së tyre vetëm për faktin se e dëshironte një grua shqiptare, por gjërat ndryshuan dhe dashuria e tyre u kurorëzua me martesë.
“Shkoj me disa shoqe të miat në restorant. Aty ishte edhe Loriku dhe shpesh shkëmbenim shikime dhe buzëqeshje (Flirt). Në fund vjen kamerierja për ta sjell faturën dhe ma sjell edhe një letër me numrin e telefonit dhe me emrin e Lorik Canes. Kur shkoj në shtëpi i shkruaj: ‘Ka ikur koha e letrave. Duhet të ishe ngritur nga tryeza dhe të më flisje’. Me pas u takuam dhe u lidhem. 3 muaj pas lidhjes Loriku me la me arsyetimin se e donte gruan shqiptare. Normalisht që u ndjeva keq sepse më la thjesht për faktin që isha italiane. I thash: ‘Në rregull, paç fat’. Disa kohë më vonë ndodhesha në një servis dhe e dëgjoj një zhurmë makine. Ishte makina e tij. E pyes nëse e kishte gjetur gruan dhe më thotë jo. I them se mund të dilnim për darkë dhe kështu u lidhëm sërish për të mos u ndarë më“, rrefen gruaja e Lorik Canes.












