Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq.
Erërat e forta dhe reshjet e dëborës në shuma zona të vendit solli që të bllokohen disa akse rrugore. Ndërkohë sot raportohet se pas situatës problematike nga bora është hapur për qarkullim bypassi i Murrizit.
Qarku i Dibrës u përfshi nga moti i keq ndërsa trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës kaloi 35 centimetra, ndërsa në zonat e thella arriti në 70 centimetra. Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve, kurse firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.