Sali Berisha është shprehur se “Korporata Shqiptare e Investimeve” është piramida më e madhe e grabitjes së pronave të shqiptarëve.
Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se ky institucion do të shkrihet menjëherë sapo PD të vijë në pushtet.
“Së pari, gjithçka, çdo vendim dhe ligj i hartuar mbi korrupsionin, do anulohet. Asnjë vendim dhe ligj dhe procedurë, që është kryer në përputhje me procedurën, konkurrencën, transpoarencën dhe ligjit nuk do anulohet. Korporata shqiptare e investimeve, piramida më e madhe e grabitjes së pronave të shqiptarëve, do shkrihet menjëherë. Dhe ajo që merr përsipër që me një vendim qeverie, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, të plaçkisë pronat e shqiptarëve, absolutisht do dënohet me rreptësinë më të madhe“, tha Berisha.












