Një aksident tragjik është regjistruar pas mesnatës së kaluar, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj” në Vorë.
Policia raporton se shoferi 18-vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, bëhet fjalë për një “Audi” të bardhë, me të cilin po udhëtonin tre të rinj dhe janë përplasur me një pikë karburanti.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes një prej pasagjerëve 19 vjec. Ndërkohë, kanë mbetur të plagosur shoferi 18-vjeçar dhe pasagjeri tjetër.
Ata janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.












