Lefter Alla, ish-kryetar i Bashkisë së Bulqizës lihet në qeli.
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite burg për Lefter Allën, i cili është fajtor për tenderin e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro.
Alla akuzohet nga SPAK për ‘shpërdorim detyre’, ndërsa do të vuaj 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Hetimet e SPAK për Lefter Allën dhe ish zyrtarët e tjerë të bashkisë përfunduan në muajin shtator. Ata akuzohen për aferë kurruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.












