Ish-nënkryetari i LSI, Endrit Braimllari tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Partinë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama për të dhënë kontributin e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
“Nuk kam kontaktet me PS. Po them dëshirën time. Unë jam i majtë angazhimi im patjetër do të jetë PS por nëse krijohen hapësirat. Nuk e kam problem ta nis nga fillimi. Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Brahimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS“, tha Braimllari, i cili dikur u etiketua si “tradhtar” nga Ilir Meta.
Gazetari: Vdekjen e dija që Braimllari të ndahej nga Ilir Meta e LSI-ja?
Endrit Braimllari: “Nuk kam pishmane në politikë. Më thonë 19 vite shumë, por nuk mbaj inat. Nuk kam kontakte me ish kolegët e mi. Unë e kam mbyllur historinë. Po shkoj për të dhënë një kontribut. Nuk e kam problem ta nis aty ku e nisa prej 19 vitesh, duke nisur nga pallati, lagjja, nëse krijohet hapësira. E kam të qartë këtë”