Muaji shkurt parashikohet që të mbizotërohet kryesisht nga moti i thatë dhe me temperatura relativisht të ngrohta. Sipas meteorologes Lajda 10 ditët e para te shkurtit nuk do të ketë reshje.
Dimri do të marrë disa ditë prej pranverës ndaj marsi nuk do të jetë muaji kur mund të hiqni xhupat nga dollapi.
“Dimri do të zgjasë, edhe kjo është interesante, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars. Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë. Duke qenë se në dhjetor kemi patur mot shumë të ngrohtë, pra do t’i plotësojë pa diskutim ditët e veta. Parashikohet që tiparet për nuancat e dimrit t’i kemi edhe në pranverë dhe kryesisht është marsi ai që do jetë të paktën deri nga data 20, mund të ketë një tjetër episod, por mund të ketë pa diskutim edhe dëborë në zonat malore kështu që deri në datën 20 mars nuk është se do jemi zyrtarisht në pranverë. Do futemi pak më vonë por do qëndrojmë më gjatë”- tha meteorologia.












