Meteorologia Tanja Porja është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie e temperaturave në territorin shqiptar.
Porja tha se moti i kthjellët do të mbizotërojë në vendin tonë, ndërsa shtoi se në pjesën e dytë të ditës, në zonat veriore dhe verilindore do të ketë zhvillim të vranësirave, që do të përkthehen në ‘flokë’ dëbore.
“Dita e sotme nis e ftohtë. Do të kemi edhe një rënie të vlerave termike gjatë mesditës së sotme, por megjithatë do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, ndërsa në pjesën e dytë të ditës zhvillimi i vranësirave të karakterit lokal dhe presim momente të shkurtra me flokë dëbore në zona të izoluara. Termometri ka qëndruar në vlerën minimale të -5 gradë celcius ndërsa maksimumi zbret në 13 gradë”, tha meteorologia Porja.