Mikela është revoltuar me Olta Gixharin pasi kjo e fundit është shprehur se di shumë gjëra për Efin dhe Kiarën dhe se me një fjalë mund t’i nxjerrë jashtë.
Ajo e ka cilësuar Oltën si një femër pa karakter, mashtruese dhe të ulët. Ish-banorja ka shtuar se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.
“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”, tha Mikela.