Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për thirrjet e opozitës dhe aksionin e saj në parlament për ‘mos bindje civile’.
Manja e ka quajtur aksionin e demokratëve si një llojë rrugaçërie, ndërkohë që shprehet se i gjithë aksioni ka për qëllim zgjidhjen e ‘hallit familjar të Sali Berishës”.
“Që kjo rrugaçëria apo rrugëtaria jocivile që medemek po shpërthen nga zemërimi për burgosjen politike të Salianjit, nuk e ndryshon dot të vërtetën se Salianji është një i dënuar për veprën penale të krijimit të rrethanave për një kallzim të rremë. Pra, për shkallën më të lartë të shpifjes përmes fabrikimit të fakteve të paqena”, shprehet ministri Manja.












