Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku ka deklaruar se shumë shpejt punonjësit e bashkive do të kenë një rritje të konsiderueshme page.
Me synimin e qeverisë për të çuar 900 euro pagën mesatare në qershor do të ketë një tjetër rritje për administratën publike.
“Diskutuam me 14 kryetarët e bashkive me numër banorësh deri në 100 mijë, për mënyrën se si do të ristrukturojmë stafet e bashkive për të rritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët si dhe rritjen ambicioze të pagave për punonjësit. Ramë dakord që të ketë një ndarje në organigramën e bashkive që të ketë një strukturë të qartë të bashkive mes pjesës politik-bërëse të saj dhe funksioneve dhe shërbimeve. Gjithashtu, rritja e konsiderueshme e pagave do të ndodhë shumë shpejt dhe punonjësit e pushtetit vendor do të paguhen për të njëjtën detyrë, njësoj në çdo bashki”, shkruan Mazniku.












