Deputetja Blerina Gjylameti dha lajmin e mirë të qeverisë se “bonusi i pranverës” do të jepet çdo vit për pensionistët.
Gjylameti theksoi se lufta kundër informalitetit në paga është një element kyç për përmirësimin e sistemit të pensioneve, duke mundësuar pensione më të larta.
“Lufta ndaj informalitetit të pagave bën të mundur që skema e pensioneve të performojë më mirë dhe pensionet të jenë më të larta. E them këtë sepse kemi bërë një punë të mirë për pjesën e formalizimit të tregut të punës, në mënyrë që të mos kemi më punonjës në të zezë. Bonusi i pranverë ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me rritjen ekonomike. Pra nëse pagat po rriten sektor privat dhe publik, nëse po zhvillohet, po ulet borxhi, pra ka kontribute të mira të ekonomisë, pra sa është kontributi i rritjes ekonomike te pensionistët? Dhe bonusi i pranverës është i lidhur me këtë. Është vendosur një përqindje që nga rritja ekonomike kalon automatikisht në një fond te Banka e Shqipërisë për të kaluar në skemën e fondit të pensioneve. Bonusi do të jepet gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë e më shumë në rritje”, tha Gjylameti.












