Qeveria Rama ka miratuar akti për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh se motivimi i Policisë së Shtetit do të jetë një ndër prioritetet e qeverisë.
“Këshilla i Ministrave ka miratuar një akt shumë të rëndësishëm në lidhje me shpërblimin e punonjësve të policisë. Në gusht të vitit 2024, ligji i ri i Policisë së Shtetit miratoi të gjithë veprimtarinë, rregullimin, organizimin, për dhënien e shpërblimit të Policisë së Shtetit. Shumë shpejt dhënia e shpërblimeve do të unifikohet. Qeveria e përcakton shumë shprehimisht vullnetin e saj për misionin e rëndësishëm të Policisë së Shtetit”, tha ministri.












