73-vjecari nga Korça, Ylli Qirinxhi me profesion mjek ka vendosur që t’i shërbejë banorëve të 17 fshatrave në zonën e Lekasit edhe pse ka dalë në pension.
“Pasioni për profesionin dhe mundësia e anës fizike dhe mendore për të dhënë akoma shërbim në komunitet bëri që unë të vazhdoj të jem në punë. Një arsye tjetër e rëndësishme, duke parë mundësinë që duhet të japësh komunitetit shërbimin qoftë e në moshë pensioni”– tha mjeku.
Mjeku 73-vjecar ecen për afro 3 orë, në dëborë, në shi me qellimin e vetem per te ndihmuar njerezit e semure. Vlerësimi më i madh për doktor Yllin është kur banorët të hapin derën me respekt.
Deri sa të ketë fuqi, Ylli do të vazhdojë me hapat e tij drejt familjeve që kanë probleme shëndetësore në këtë zonë. Ky është shembulli i mjekut pensionist hero, i cili ka vendosur të jetë afër njerëzve, me mundësitë që ai ka, për të plotësuar atë çka ai është betuar qysh në rini të tij, se do të jetë afër njerëzve deri në fuqitë e tij të fundit.












