Eduard Shalsi iu përgjigj deklaratës së kreut të SPAK, duke u shprehur se Altin Dumani ‘nuk është i shqetësuar’ për grupin e ri të punës të propozuar nga socialistët, pasi “e di mirë rolin e parlamentit”.
Përgjigja erdhi pasi Dumani u shpreh se “problemi është nëse retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar.” Shalsi sqaroi se parlamentit nuk do t’i shtohet asnjë funksion i ri, por do të krijohet një komision përmes një grupi informal pune.
“Nëse ka një forcë politike që i ka mbështetur organet e reja të drejtësisë, me të gjitha mjetet, ka qenë PS, pse, sepse e kemi ngritur me vullnet të plotë për të hapur një kapitull të ri. Në Shqipëri ishte e domosdoshme sistemi i ri drejtësie. Unë nuk mendoj që z.Dumani është i shqetësuar se ai vazhdon punën e vet. Edhe z. Dumani e din mirë rolin e parlamentit dhe rolin e tyre. Nuk do t’i shtohet parlamentit ndonjë funksion i ri, nuk do krijohet një komision. Kemi qenë dhe jemi shumë të qartë. Kuvendi nuk do marrë rol ekstra, nuk do të ngre komitete të tjera, i ka përcaktuar ligji“, tha Shalsi.












