Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të GJKKO për masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën për akuzat e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
Sipas Shehut, me tërheqjen e pasaportës diplomatike të ish-Kryeministrit po tentohet të izolohet kryetari i opozitës dhe të goditet vetë opozita.
Pavarësisht akuzave të SPAK-ut, “krahu i djathtë” i Berishës pohon se ish-kryeministri nuk ka ndërmend të arratiset nga Shqipëria.
“Mos u shqetësoni, Berisha nuk “arratiset”! I tërhiqet “pasaporta” diplomatike ish-Presidentit, ish-Kryeministrit, deputetit, Kryetarit te opozitës. Tentohet te izolohet Kryetari i opozitës, te goditet opozita vete. I hiqet e drejta e lëvizjes, e kontakteve politike kështu atij. Pa asnjë vendim te Parlamentit, siç e kërkon Kushtetuta. Tentative kjo për izolim te opozitës ne tërësi, goditje primitive ndaj saj. Ndodhira këto vetëm me rrëgjimit diktatoriale ne vendet me te errëta të Botes”, shkruan ndër të tjera Tritan Shehu.












