Sunday, November 8, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Mosekzekutimi i himnit kombëtar në Pustec, REAGON me shpejtësi Rama: Nuk ka mushkë…

by Rilindje
21/08/2026
in EDI RAMA
Mosekzekutimi i himnit kombëtar në Pustec, REAGON me shpejtësi Rama: Nuk ka mushkë…

Ka reaguar sot për mosekzekutimin e himnit kombëtar në Pustec, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ngjarje të cilën e ka cilësuar si parodi domethënëse dhe një cirk të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Duke shkruar se kryebashkiaku Pali Kolefski nuk kishte asnjë faj që të kërkonte falje, kreu i qeverisë kujton se në çdo moment shqiptarët e kanë respektuar minoritetin në Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se dhe ata janë vëllezër e motra me liri e të drejta si ne.

Më tej, Rama vijon me reagimin e tij duke kritikuar sjelljen e kryeministrit maqedonas, për të cilin thekson se: ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund.

Takimin e djeshëm, për të cilin shpreh keqardhe, Rama e përshkruan si një cirk të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale.

“Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën.

Ne e kemi nderuar edhe atë komunitet të vockël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne. Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund.

Gjithsesi, u shpreh sot një keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorëve të këtij cirku të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale, ndërsa  mëmëdhetarëve mes nesh që në kësi rastesh hidhen përpjetë përpara pasqyrave të tyre digjitale, duke kërkuar përgjigje me të njëjtën monedhë, u them:  Jo, Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit”, shkruan Rama.

Kryetari i Bashkisë së Pustecit ka sqaruar për mediat se nuk ishin ata pjesë të organizimit dhe ishin të ftuar në aktivitet. Gjithsesi ai kërkoi ndjesë publike dhe bëri me dije se gjatë një komunikimi që ka pasur më herët me organizatorët u ka kërkuar që të ekzekutohej edhe himni shqiptar, pasi është pjesë e protokollit.

Tags: edi ramaekzekutimihimni

NGA KATEGORIA

E shumëpritur nga të moshuarit! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…
EDI RAMA

E shumëpritur nga të moshuarit! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…

07/11/2026
Familjet me fëmijë nën 18 vjeç përfitojnë “para nga shteti”, kujdes ruani faturat…
EDI RAMA

Qeveria Rama u lidh rrogë familjeve, kush do të përfitojë para nga shteti…

07/11/2026
Kujt i del në krah? Ambasadori i Gjermanisë BEFASON me komentin për protestën e “Zvërnecit”…
EDI RAMA

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama i befason me LËVIZJEN e fundit…

06/11/2026
Merr fund trafiku! Rama jep SUPER LAJMI për bypass-in e Tiranës, lidh autostradën…
EDI RAMA

Merr fund trafiku! Rama jep SUPER LAJMI për bypass-in e Tiranës, lidh autostradën…

06/11/2026
“SPAK ka dalë nga shinat”/ A do të shkarkohet? Rama merr VENDIM për “fatin” e Veliajt
EDI RAMA

A keni kërcënuar Veliajn? Kryeministri Edi Rama REAGON për herë të parë: Për mua…

05/11/2026
Shqipëria merr “OK”/ Kush është “mesazhi” fantastik që mori Edi Rama nga Bashkimi Europian…
EDI RAMA

Shqipëria merr “OK”/ Kush është “mesazhi” fantastik që mori Edi Rama nga Bashkimi Europian…

05/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Berisha premton: Kur të mos jem mirë nga mendja do iki nga “kreu” i PD
POLITIKË

Berisha premton: Kur të mos jem mirë nga mendja do iki nga “kreu” i PD

07/11/2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn”/ Vjen reagimi surprizë nga…
AKTUALITET

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn”/ Vjen reagimi surprizë nga…

07/11/2026
“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…
TË TJERA

“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…

07/11/2026
VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”
AKTUALITET

VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”

07/11/2026
EMRI/ Ja KUSH emërohet në krye të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”
TË TJERA

EMRI/ Ja KUSH emërohet në krye të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”

07/11/2026
A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…
TË TJERA

A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…

07/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!