Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit.
Gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, fillimisht me intensitet të ulët e në mesditës reshjet fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në veriperëndim dhe perëndim me intensitet deri të lartë. Në Alpe dhe në zonat malore të vendit në lartësinë mbi 1000 metra reshje bore.
Temperaturat parashikohen:
– në zonat malore 1 deri 9°C
– në zonat e ulëta 2 deri 17°C
– në zonat bregdetare 7 deri 17°C












