Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se do të kandidojë si deputet në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gjithashtu Meta u pyet edhe për deklaratat e bëra nga Sali Berisha, ku tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare. Por Meta nuk e konfirmoi, por as mohoi deklaratën e Berishës.
“Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik. Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë”, u shpreh Meta.












