Deputetë të opozitës i janë bashkuar ceremonisë për nderimin e presidentit të SHBA-së, Bill Clinton me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’.
Clinton do të mbajë edhe një fjalim para shqiptarëve dhe medaljen e vecante do t’ia dhuroje kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, ftesës së Partisë Socialiste i janë përgjigjur disa deputetë demokrate, mes tyre eshte shfaqur edhe Lulzim Basha. Ndërkohë, ne kete ceremoni kane marre pjese deputetët e PD: Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu e Agron Duka.
Në këtë ceremoni do të mungojë Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minimin të demokracisë, i cili do të jetë i detyruar që këtë fjalim historik te Bill Clinton ta ndjekë përmes emranit.












