Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në SPAK, pak ditë pasi në seancën parlamentare tentoi të qëllonte me grusht socialistin, Vullnet Sina.
Kujtojmë që pak ditë më pare, grupi i PS-së kallëzoi penalisht deputetin e opozitës Bledjon Nallbati. Kreu i grupit, Bledi Çuçi njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal për Bledjon Nallbatit në emër të grupit parlametar të PS.
Nëse shpallesh fajtor për këtë vepër penale deputeti demokrat Bledjon Nallbati mund të dënohet nga gjobë deri në tre vite burgim.
Deputeti i PD-së akuzohet për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, shkruan Çuçi.












