Qeveria shqiptare lajmëroi se pas orës 12 të natës gjatë sezonit turistik muzika live do të ndalohet me ligj dhe ne kete menyre nuk do te kete njerez te harbuar qe do te shqetesojne qytetaret me zhurme.
Ky vendim i qeverise nuk është mirëpritur nga bizneset në Korçë, të cilat në shumicën e kohës operojnë pas mesnate, për shkak të fluksit të turistëve.
“Muzika mund të sjell shqetësim për disa njerëz por për disa të tjerë është terapi. Problemi qëndron me pjesën që do pas orës 12 dua të zgjedhin argëtimin, adrenalinën, mund të ketë raste që kanë takuar miqtë e tyre prej shumë vitesh dhe nuk kanë nevojë të flenë por ta gedhijnë ”- shprehet Saimir Poda, pronar biznesi ne Pazarin e Vjeter te Korces.
Shumë biznese në qytetin e Korçës janë të prekura nga fasha e re e muzikës, pasi mirëpresin me mijëra turistë vendas e të huaj, të cilët preferojnë të kalojnë natën me serenata dhe muzikë live.












