Olsi Bylyku ka folur për herë të parë për ndarjen nga Egli Tako. Ai është shprehur se me Eglin nuk kanë qenë as të fejuar dhe as të martuar por të lidhur.
Në emisionin “Më lër të flas”, Olsi tha se për herë të parë në jetën e tyre kanë zgjedhur veten.
“Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë”, u shpreh Olsi.












