Punimet në rrugën ‘Borodin Mitarja’ në Elbasan po vijojnë me ritëm të shpejtë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook pamjet e nënkalimit që konsiderohet si nyja që zgjidh lëvizjen e automjeteve përgjatë unazës jugore.
“Nënkalimi që po ndërtohet në rrugën “Borodin Mitarja” në Elbasan, një nyje që zgjidh lëvizjen e automjeteve përgjatë unazës jugore, që të çon drejt Automoto Parkut të parë në Shqipëri, një prej investimeve më të rëndësishme”– shkruan Rama.












