Ka mbërritur në Turqi, skuadra e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama i cili ka postuar një foto nga skuadra prej 52 personash, të cilët do t’i bashkohet ekipeve nga e mbarë bota që i kanë ardhur në ndihmë Turqisë në momente kaq të vështira.
“Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar. Foto pak minuta përpara zbritjes në terren”, shkruan Rama. Kujtojmë që numri viktimave në Turqi dhe Siri momentalisht është mbi 5 mijë, ndërsa pritet të rritet ndjeshëm në orët në vazhdim.












