Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 1237 nga 1282 qendra votimi, që përbën mbi 90% të totalit.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, PS kryeson bindshëm me mbi 199 mijë vota ose 47.88%, duke mbajtur epërsinë në kryeqytet. Në vend të dytë renditet koalicioni i Partisë Demokratike me mbi 146 mijë vota, që përfaqësojnë 35.05% të votave.
Mbrëmjen e sotme Agron Shehaj i partisë “Mundësia” i ka marrë Berishës mandatin e dytë në Tiranë.
Sipas projeksioneve, sot Berisha merr 13 mandate në Tiranë, duke humbur 4 deputetë krahasuar me vitin 2021. Pra, PD ka pësuar një rënie në përqindje me 10.4% në krahasim me 2021.












