Kryeministri Rama ka reaguar sërish për çështjen e Fredi Belerit, pas vendimit të GJKKO për mosdhënien e lejes së betimit.
Rama nënvizon se vendimi i GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, është qëndrim korrekt dhe ligjor.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama shprehet se: “Jorgo Goro i cili ende po funksionon si kryebashkiak, duhet të ndërpresë mandatin“.
Po ashtu Rama nënvizon se vendimi i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i çështjes së Fredi Belerit si një çështje e drejtësisë dhe kurrsesi e organeve të qeverisë qendrore.












