Audrey Glover, shefja e misionit të vëzhguesve të ODHIR, ka mbërritur pasditen e kësaj të premteje në selinë rozë, ku do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri.
Pritet që Glover dhe Gjiknuri të diskutojnë për zgjedhjet lokale të 14 Majit, masat e marra nga partitë politike për mbarëvajtjen e tyre dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Më herët, shefja e misionit të vëzhguesve të ODHIR që do të monitorojë dhe lokalet e 14 Majit, është takuar me Sali Berishën, Ilir Metën, Enkelejd Alibeaj dhe aktorë të tjerë të politikës shqiptare.
Ai ka diskutuar me ta rreth shqetësimeve dhe monitorimet e ODIHR, si dhe ka dëgjuar shqetësimet e partive opozitare për vendimet e qeverisë shqiptare dhe mazhorancës socialiste, duke i konsideruar disa iniciativa si të lidhura me fushatën zgjedhore.












