Ish-ministri Genc Pollo, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe te çështja e Sali Berishës.
Ai shtoi se kërkesa për kufizimin e komunikimit të Berishës gjatë arrestit në shtëpi është “provë” që SPAK ka frymëzim partiako-politik lidhur me këtë rast. Sa i takon veprimtarisë së opozitës nëse Berisha do të vendoset në arrest shtëpiak, Pollo nënvizoi se protestat do të vijojnë si më parë dhe aksioni opozitar nuk do të cenohet.
“Është e tmerrshme gjykimi fshatçe. Kërkesa për kufizimin e komunikimit është një provë që kërkesa e masës së kufizimit nuk ka të bëjë me dosjen penale në vetvete dhe kjo forcon dyshimet se SPAK po vepron për qëllime politike. Privimi i kryetarit të kësaj partie nga komunikimi është provë që ka frymëzim partiako-politik. Protestat do vijojnë si më parë, nuk do ndryshojë asgjë. Sidoqoftë, besoj se reagimi i opozitës do jetë ai që duhet të jetë dhe maksimumi. Me Berishën në zyrë apo në shtëpi nuk ndryshon gjë”, tha Pollo.












