Nga Namir Lapardhaja
Sali Berisha gjatë kësaj periudhe i shkaktoi dy probleme mjaft traumatike PD-së dhe opozitës:
U vetidentifikua me PD-në, gjë që e mbylli atë në katin e 8-të dhe atë pjesë të demokratëve që e ndjek, të mblidhet poshtë pallatit të tij. Në vend që të protestojnë tek ‘shtëpia e qeverisë’, protestojnë te rrugica e Doktorit.
Ky grupim sot, ndonëse është shumë i zhurmshëm, ka akses të pakufishëm mediatik në të gjithë ekranet kryesore televizive, e ka lidhur të gjithë fatin e aksionit të vet politik me fatin penal të Sali Berishës, duke mos u marrë me asgjë tjetër veç kësaj.












