“Nëse arrestohet Berisha nuk mund të bëhet deputet në vitin 2025”, kështu tha juristi Kreshik Spahiu i cili iu përgjigj Saliut i cili tha se mund ta drejtojë partinë e tij edhe nga burgu.
Sipas Kreshnik Spahiut, me heqjen e mandatit të deputetit apo me marrjen e masës së sigurisë së arrestit, Berisha nuk do mund të mandatohet as si deputet për vitin 2025.
“Sali Berisha e di më mirë se unë ligjin e dekriminalizimit, se edhe pse unë jam penalist, Berisha e ka hartuar dhe e ka votuar ligjin e dekriminalizimit. Në bazë të këtij ligji të hënën Berishës i hiqet mundësia të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025. Sali Berisha për shkak se po i vendoset një masë sigurie arresti nuk do të jetë më deputet i parlamentit të Shqipërisë”,-tha Kreshnik Spahiu.












