Astrologia e njohur, Meri Shehu ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, për të bërë parashikimin e 12 shenjave të horoskopit për muajin nëntor.
Por jo vetëm kaq, pasi Meri Shehu u pyet edhe në lidhje me ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili i përket shenjës së Peshores.
Sipas astrologes, nëse kalon datat 11-13 nëntor që ka një ngërç të madh, do të qetësohet situata për Berishën.
“Unë do thoja që ky është një nga muajt më të mirë për Peshoret. Të kalojnë vetëm datën 11 deri më 13, se aty mund të kemi një ngërç të madh. Nëse e kalon edhe zoti Berisha, ose nuk bëhet më agresiv, jo më agresiv, por nuk i hipin më kangjellave. Ishte diçka që për mua nuk ishte në rangun ee… Nëse kalojmë nga data 11-13 nëntor, e kalojmë këtë proces përballjesh, unë mendoj se do të jetë më mirë dhe do të arrihet të qetësohet situata për Sali Berishën. Edhe diçka, ne merremi me Berishën, kemi shumë kohë që merremi me Berishën, po nga ana tjetër çfarë nuk po ndodh”, tha astrologia Meri Shehu.