Fredi Beleri po luan të gjitha “gurët” për të fituar lirinë.
Gjatë intervistës për mediat greke, Beleri ka bërë me dije se vendimin e dënimit ndaj tij do të çojë në Strasburg, duke paralajmëruar kështu “një aventurë të gjatë gjyqësore”.
“Nëse nuk më lirojnë me 2/3 e dënimit, në mes të tetorit më mbaron dënimi. Sigurisht që aventura ime gjyqësore do të marrë vite, sepse do të finalizohet në Strasburg. Do ta çoj deri në fund, besoj se është bërë një padrejtësi e madhe dhe kemi përpara një maratonë gjyqësore deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, është shprehur Beleri i cili ndodhet në Strasburg për të kryer betimin e tij si eurodeputet në Parlamentin Evropian












