Lumi i Vjosës është renditur në listën e vendeve më të mira për t’u vizituar për vitin 2023 në një artikull të publikuar nga gazeta prestigjioze New York Times.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar artikullin duke theksuar se këtë pranverë do të shpallet parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë.
“Me mbretëreshën e lumenjve të Europës në gazetën më të madhe amerikane The Neë York Times, që sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik dhe me vendimin që do të marrim këtë pranverë e shpallim Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë, për ta bërë vitin 2023, vitin e Vjosës”, shkruan Rama.