Gjatë viteve të para të karrierës së tij, kryebashkiaku i ri i Himarës Vangjel Tavo ka punuar si mjek. Ai ka përfunduar studimet universitare dhe specializimin në Mjekësi, duke ndjekur një karrierë profesionale në sektorin shëndetësor para se të përfshihej në politikë.
Mirëpo, në vitin 1997 Vangjel Tavo nisi angazhimin e tij në politikë nën siglën e Partisë Socialiste dhe qëndroi deri në vitin 2010. Pas përplasjeve me Ramën për konfliktet e lindura mes socialistëve në Gjirokastër, Tavo u largua dhe vendosi t’i bashkohej LSI-së, krah Ilir Metës.
Por Vangjel Tavo zgjodhi të rikthehej tek PS pas një oferte të Ramës këtë vit. Fillimisht, ai u mandatuar nga qeveria si prefekt i qarkut të Vlorës dhe më pas kandidoi për bashkinë e Himarës dhe arriti të fitojë me mbi 55% të votave.
Përsa i përket jetës personale, Vangjel Tavos i është dashur të përballojë ndarjen nga jeta të gruas dhe vajzës së tij Eva (Evanthia) Tavo. Kjo e fundit humbi jetën më 28 nëntor të 2023, në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. E reja ishte pasagjere në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte në autostradën “Nënë Tereza” me drejtim nga Tetova për në Shkup. Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tavo. Disa vite më parë edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba, është ndarë nga jeta tragjikisht.












