195 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë janë punësuar gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, në sistemin shëndetësor publik.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili njofton se skuadra e re prej 122 mjekësh të sapo punësuar, ka përforcuar ekipet tona nga veriu në jug.
“Skuadra e re e 122 mjekëve të sapo punësuar në kujdesin parësor, ka përforcuar ekipet tona nga veriu në jug. Në 6 muajt e parë të vitit janë punësuar 195 mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë në sistemin shëndetësor publik”, shkruan Rama.












