Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi u shpreh se dy ‘kokat’ kryesore të opozitës kanë rënë, duke iu referuar arrestimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
I ftuar në Top Story në Top Channel, Lesi propozoi që Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen dhe mos kandidojë për kryeministër. Sipas Lesit, vetëm në këtë mënyrë do të bashkohet opozita në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Dy ‘kokat’ kryesore të opozitës (Berisha-Meta) kanë rënë. Berisha ka vetëm një zgjidhje tani. Berisha duhet të heqë dorë nga kandidat për kryeministër, për të përbashkuar opozitën. Me Berishën zgjedhjet janë të humbura”, tha Lesi.