Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë Rrugore kanë ndërmarrë një aksion për mjetet e braktisura në rrugët e Tiranës.
Toni Beni, inspektor i policisë bashkiake tha se aksioni konsiston në 3 faza. Pas konstatimit, mjetet e braktisura duhet të largohen brenda 15 ditësh dhe nëse nuk ka reagim për largim vullnetar, mjetet do të largohen nga policia bashkiake duke u drejtuar në pikat e grumbulluar.
E njëjta situatë do të vijojë edhe me automjetet që kanë zënë rrugicat e lagjeve dhe hapësirat publike me qëllim tregtimin.
“Shumica e makinave qe kemi konstatuar janë pa targa dhe te dëmtuara”- tha inspektori i policisë bashkiake.












