Shqipëria është përfshirë nga një mot relativisht i ftohtë gjatë ditëve të fundit me dimrin, i cili më në fund ka “trokitur” me të gjitha tiparet e tij.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonat malore të Kukësit kanë nisur reshjet e borës, ndërsa në të gjithë territorin e vendit temperaturat janë ulur me disa gradë krahasuar me javën e kaluar.
Era do të jetë e lehtë në zonat malore dhe kodrinore, ndërkohë që në zonat bregdetare dallgët do të jenë të moderuara. Ndërkohë situata do të përkeqësohet gjatë së dielës sa i përket temperaturave, të cilat në zonat malore do të arrijnë deri në -6 gradë Celsius.
Mëngjesi i së dielës do të jetë i ftohtë në të gjithë vendin duke zbritur disa vlera nën zero gradë. Zonat më të ftohta gjatë së dielës do të jenë Bulqiza, Korça, Kukësi, por edhe Gjirokastra. KETU SHIKO VIDEON-n e DEBORES NË KUKES: