Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin. Teksa ndan pamje nga punimet, Rama shkrua se është një pjesë e munguar në Rrugën e Kombit dhe që pritet të realizohet deri në pranverë.
Kreu i qeverisë shkruan se është një një arkitekturë e strukturë e veçantë prej çeliku. Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m!
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër pjesë të munguar të Rrugës së Kombit, Ura e Madhe e Kukësit mbi Drin që pritet të realizohet plotësisht deri në pranverë, me një arkitekturë e strukturë të veçantë prej çeliku varur në 310 metër gjatësi, ju uroj të diel të mbarë”shkruan Rama.












