Afrimi i zgjedhjeve lokale ka bërë që qytetarët elbasanas të kenë interes për t’u pajisur me mjete identifikuese.
Një e moshuar i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i rritë pensionin kësaj shtrese të shoqërisë pasi në shkëmbim do të marrë votën e padiskutueshme.
“Po shumë në rregull, po më dhanë lekë e bëj të re unë. S’kemi lekë drejt, çfarë do të bëjmë me një pension, çfarë do të bëjmë ne, unë 75 mijë lekë pagova te pasaporta. Ai (Rama) të ngrejë dhe cik pensionin, dhe sa herë që do të dojë do ja jap votën, nuk do pyes as burrin”, shprehet e moshuara.












